Industri

Fabrika e Stiroporit ”Daka Therm” në Pozharan të Vitisë shembull i biznesit të suksesshëëm

Njëra ndër fabrikat më të njohura për prodhimin e Stiroporit “Daka Therm” në Pozharan, që tashmë është bërë emer I njohur jo vetëm në komunën e Vitisë, në Anamoravë por edhe më gjërë në Republikën e Kosovës dhe më gjërë, që ka arritë suksese të lakmueshme biznisore kur është fjala te prodhimi I produktit të Stiroporit të cilësisë së lartë për një kohë jo edhe aq të gjatë reth 9 vjeqare , falë angazhimit të themeluesve të kësaj fabrike padyshim se është shembull I një biznesi të suksesshëm. Fabrika e Stiroporit “Daka Therm’ pas sukseseve biznesore dhe të prodhimeve cilësore dhe kualitative që nga fillimi I punës së saj, tashmë ka arritë që të zgjëroj kapacitetet e veta pridhuese duke nis punën edhe të një linje të re të prodhimit. Ibrahim Ostërgllava, njëri nga menagjmentet e kësaj fabrike I cili këtë fabrikë e udhëheq edhe me stafin e tij drejtues të djemëve të tij, Arsimit, Avniut dhe Artonit, fletë për gazetën tonë për fillimin e ndërtimit të kësaj fabrike si dhe vendimit për ndërtimin e kësaj fabrike.”

E filluam punën me një buxhet jo fortëë të lartë por ia arritëm qëllimit falë edhe angazhimeve tona si dhe tejkalimit të sfidave dhe problemeve që kishim në filllim falë angazhimit tonë. Fillimishtë nisëm punën për prodhimin e stiroporit në një objekt jo të përshtatshëm dhe tani arritëm që duke bërë investime të reja, të prodhojmë këtë produkt që është i kërkuar në treg nëpër halla prodhuese me standarde evropiane dhe me teknikë më të avancuar prodhuese evropiane”, shprehet Ostërgllava. E Arsim Ostërgllava shprehet se kemi arritë që të zgjërojmë kapacitete prodhuese duke lëshuar edhe tashmë në punë prodhuese edhe një linjë të re prodhues të produktit “XPS Styrodur” që është lëshuar në funksion prodhues prodhues. Se kjo fabrikë ka arritë që për një kohërë relatvisht të shkurtër të shtrijë rrjetin e saj të shitjës të produkteve të cilat janë vertëtë të cilësisë së lartë përmes të të cilave kanë arritur që të mbulojnë në territory të gjërë të republikës së kosovës. Do theksuar se në këtë Fabrikë janë të punësuar aktalisht rreth 20 punëtorë e me fillimin e punës të linjës së re të prodhimit që do të nisë duiku në muajin mars ku do të punësohën edhe një numër të caktuar të punëtorëve duke zbutur pakashumë edhe numrin e të papunëve në këtë komunë. Fabrika e Stiroporit “Daka Therm” është shembull e prodhimeve të cilat janë mjaft të kërkur në treg, dhe menaxherët e fabrikës kanë arritur atë me përkushtim të lartë të deportijnë produktet e tyre në treg duke sfiduar edhe problemet me të cilat janë përballë deri në zgjërimin e kapaciteteve përkatësisht të hyrjës në funkcion të linjës së re të prodhimit. Menagjmenti i kësaj fabrike ka apeluar tek organet komunale dhe të nivelit qendror që të ndihmohën bizneset në forma të ndryshme dhe që të kenë më lehtë që të bëjnë biznese dhe investime në kushte më të volitëshme. Aziz Zuka

You Might Also Like