Gjilan

Rruga Gjilan-Pogragjë, ia kthen dinjitetin qytetarëve të kësaj ane

Gjilan,  24 korrik 2016 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, kanë parë nga afër sot finalizimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Gjilan-Pogragjë.

Kryetari Haziri, asfaltimin e kësaj rruge e ka vlerësuar si projektin më të rëndësihëm të rindërtimit të rrugëve me buxhet komunal, ndërkaq është shprehur se tashmë banorëve të kësaj i është kthyer dinjiteti.

“Nëse dikur janë ndier të anashkaluar qytetarët Malishevës, Uglarit e Pogragjës, tashmë kjo mbetet e kaluar. Me asfaltimin e rrugës 14.6 kilometërshe, banorëve të këtyre fshatrave i është kthyer dinjiteti dhe kujdesi i Komunës së Gjilanit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që e finalizuam këtë projekt të rëndësishëm në mënyrën më të mirë”, ka thënë Haziri.

Ai konfirmoi se katërshja e prioriteteve infrastrukturore vazhdon të mbetet prioreiteti i parë i qeverisjes, duke shtuar se deri në fund të mandatit të tij në udhëheqjen e Komunës, gjilanasit nuk do të kenë më probleme me rrugë, kanalizim, ujësjellës e ndriçim publik.

Asfaltimi i rrugës Gjilan-Pogragjë, me gjatësi 14.6 kilometra, është realizuar me buxhet komunal dha kap shifrën e afro 300 mijë euro.

You Might Also Like